Rugova nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja në Istog

Rugova nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja në Istog

25 nëntor 2017 08:28

Numërimi i të gjitha votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, e sidomos votat me postë, kanë përmbysur rezultatin e balotazhit për kryetar të Komunës së Istogut, ku udhëhiqte kryetari aktual i kësaj komune, Haki Rugova, me 671 vota para kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

Nga numërimi i votave të dhëna jashtë vendvotimeve, Dreshaj del të ketë marrë 1 mijë e 475 vota, ndërsa Haki Rugova vetëm 133, që e nxjerr Dreshajn para Rugovës me 671 vota. Me këtë rezultat Dreshaj e rrëzon Rugovën nga posti i kryetarit pas plot nëntë vjetëve, sa e ka drejtuar ai këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Përmbysja e rezultatit do ta largonte edhe LDK-në nga drejtimi i Istogut për herë të parë që nga viti 2000 dhe do ta bënte AAK-në me tetë komuna, partinë me më së shumti komuna të fituara në zgjedhjet e sivjetme lokale...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme