Dega e PDK-së nuk pranon rezultatin në Rahovec

Dega e PDK-së nuk pranon rezultatin në Rahovec

24 nëntor 2017 13:13

Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec nuk pranon rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit, të publikuara nga KQZ-ja.

Në një komunikatë për media thuhet se arsyet e mos pranimit të rezultateve janë përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit, kontrabandimi i votave të votuesve, deformimi i vullnetit të votuesit, manipulimi i votave të pavlefshme, kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.

Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme