Rinumërimi solli 14 ndërrime të asamblistëve nëpër komuna

Rinumërimi solli 14 ndërrime të asamblistëve nëpër komuna

24 nëntor 2017 12:25

Rinumërimi i më shumë se 440 vendvotimeve në komuna të ndryshme nga zgjedhjet për Kuvende Komunale që u bë javën e kaluar – ka sjellë disa ndryshime në listën e kandidatëve që me shpalljen e Rezultateve Përfundimtare kishin siguruar ulëse në ndonjërën nga asambletë.

Bëhet fjalë për 14 ndërrime të asamblistëve nëpër komuna në gjithë Kosovën.

Subjektet politike mbesin me numrin e njëjtë të ulëseve që kanë fituar, ashtu siç është bërë e ditur në ditën kur KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për kuvende komunale, por ndryshime kanë ndodhur në disa raste brenda listës së subjekteve.

Sipas raportit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve, pas rinumërimit, i cili është miratuar nga KQZ-ja, ka sjellë disa ndryshime brenda subjekteve politike. Lista e subjekteve politike ku ka pasur ndërrime pas rinumërimit me vendim të PZAP-it është kjo:

· 5 ndërrime në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës,

· 3 ndërrime në Partinë Demokratike të Kosovës,

· 2 ndërrime në Lidhjen Demokratike të Kosovës,

· 2 ndërrime në Lëvizjen Vetëvendosje,

· 1 ndërrim në Nismën për Kosovën,

· 1 ndërrim në Samostalna Liberalna Stranka.

Kurse lista e plotë e të gjithë kandidatëve të zgjedhur në të gjitha Kuvendet Komunale në Kosovë mund të gjendet këtu

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme