Ymeri: Nuk kemi frikë nga rinumërimi, por s’lejojmë shtrembërimin e vullnetit të qytetarëve

Ymeri: Nuk kemi frikë nga rinumërimi, por s’lejojmë shtrembërimin e vullnetit të qytetarëve

23 nëntor 2017 23:47

“Absolutisht të papranueshme, sepse janë të pabazuara në ligj dhe të pa logjikshme” i ka quajtur edhe në “Interaktiv” të KTV-së dy vendimet që kanë marrë sot PZAP-ja dhe KQZ-ja, për numërimin e tërësishëm të votave në Prishtinë e Prizren, në dy komunat në të cilat kandidatëve e Vetëvendosjes, përkatësisht Shpend Ahmeti e Mytaher Haskuka, prijnë.

Ymeri ka thënë se domosdoshmërisht do të duhej pritur numërimi i votave me kusht dhe votave me postë, para se të merret vendimi për rinumërim të tërësishëm.

“Gjykata, në këtë rast PZAP-ja, duhet të vendos në bazë të fakteve. Ky vendim është edhe kundër të drejtave të njeriut edhe antikushtetuese”, ka thënë Ymeri, përcjell Koha.net.

Sa i përket rastit të Prizrenit, ai ka thënë se fakti mbi të cilin ka vendosur PZAP-ja që të çojë gjithë votat në rinumërim është një letër e shkruar dobët nga një komisioner.

“Sipas kësaj i bien që çka do që shkruan në një ankesë PZAP-ja vendos që të çojë në rinumërim gjithë votat e qytetarëve. Ky është në precedan i keq i cili mund të bëhet praktikë”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk ka frikë nga rinumërimi i votave as në Prishtinë as në Prizren, por jemi kundër një vendimi të tillë, që siç ka krahasuar ai është i ngjashëm me atë të Gjykatës Kushtetuese “që tha se pa PDK-në nuk ka qeveri”.

“PDK e LDK janë bërë bashkë dhe po duan ta prishin këtë proces të mirë zgjedhor, sepse vota e qytetarëve nuk u ka dalë ashtu siç ata kanë pritur e kanë menduar. Qëllimi i tyre është që këtë proces zgjedhor ta prishin, që i bie që ta manipulojnë vullnetin e qytetarëve. Ne natyrisht që nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

“Ne insistojmë se nuk ka mundësi për të ndodhë rinumërimi. Duke qenë se ky është grushshtet, ne nuk do të rrimë anash e të shohim se si një klikë politikanësh e dhunojnë kështu vullnetin e qytetarëve. Do të përdorim rrugën institucionale për ta ndalur këtë të keqe”, ka thënë Ymeri, teksa ka treguar se ankesën ndaj këtij vendimi do ta bëjnë që nesër (e premte).

se do të nevojitet edhe një organizim qytetar për të ndalur këtë sulm ndaj vullnetit të qytetarëve”, ka thënë tutje Ymeri, duke mos përjashtuar protestën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme