Vetëvendosje krahason vendimet që PZAP-ja i mori në qershor në kundërshtim më këtë të sotmin

Vetëvendosje krahason vendimet që PZAP-ja i mori në qershor në kundërshtim më këtë të sotmin

23 nëntor 2017 18:21

Kemi dy lloj vendimesh të nxjerra nga PZAP-ja, në zgjedhjet e qershorit dhe që kanë të bëjnë me kërkesën për rinumërim.  

E para është kur subjekte të caktuara kanë bërë ankesë para se të përfundojë komplet procesi i numërimit, e të tilla ankesa janë hedhur poshtë nga PZAP, me arsyetimin se ankesa nuk i ka përmbushur standardet, pra nuk ka përfunduar procesi i numërimit të tëresishëm dhe për shkak të mosshpalljes së rezultateve përfundimtare. Sipas po të njëjtit vendim, e që janë shumë të tillë, rezultati preliminar nuk është shpallur nga KQZ-ja dhe se mund të ndryshojë në çdo moment. Po ashtu QNR është në fazë të procedimit të materialeve zgjedhore, andaj rezultati zgjedhor nuk ka marrë formën përfundimtare, por në momentin e shpalljes së rezultateve përfundimtare të QNR-së, palët e pakënaqura mund të ushtrojnë ankesë në afat prej 24 orësh. Shih Vendimin 354/17, 339/17, 355/17!

Si dhe, vendime mbi ato ankesa të cilat e kanë respektuar afatin që është cekur nga PZAP, d.m.th kanë respektuar numërimin e të gjitha votave dhe shpalljen e rezultateve preliminare, dhe në afat ligjor kanë ushtruar ankesë. 

Por, arsyetimi i PZAP-it pse ka refuzuar ankesën, ka qenë sepse ka konstatuar se parashtruesi i ankesës nuk ka ofruar asnjë dëshmi për të vërtetuar pretendimet ankimore edhe pse barra e të provuarit bie mbi parashtruesin e ankesës. Po ashtu sipas të njejtit vendim, thuhet se parashtruesi i ankesës nuk ka dhënë asnjë udhëzim apo hollësi se ku mund te gjenden dëshmitë, te cilat nuk i ka patur në posedim lidhur me atë që kanë pretenduar në ankesë. Dhe se provat që janë paraqitur sipas vlerësimit të PZAP-së nuk paraqesin referencë ligjore në mbështetje të pretendimeve   

Citat: Në mungesë te provave dhe dëshmive konkrete dhe bindëse, pretendimet e praqitura në ankesë nuk janë të mjaftueshme dhe për këtë arsye ankesa refuzohet. 

Shih vendimin 369.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme