Zgjedhjet lokale

Rugova thotë se në Istog u manipulua rezultati, nuk e pranon

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova thotë se nuk e njeh rezultatin pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Rugova tha për KosovaPress, se do të bëjë ankesë ndaj këtij rezultati të manipuluar.

“Ai është rezultat i papranueshëm dhe i manipulueshëm. Unë si pranoj ato rezultate, do të bëjmë ankesë, e gatshme është ankesa”, tha Rugova.

Pas numërimit të këtyre votave, është rikthyer rezultati në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj, i cili mori 1475 vota, derisa Rugova 133 vota.