Pas një debati të ashpër ndërmjet anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adan Rrustemi, dhe atyre të LDK-së dhe PDK-së, Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim në bazë të vendimit të PZAP-së për Prishtinën dhe Prizrenin.
Rrustemi qysh në fillim të mbledhjes ka kundërshtuar vendimin për rinumërimin e vendvotimeve në komunat Prishtinë dhe Prizren. Ai ka thënë se me këtë po synohet që të suspendohet vullneti i votuesve, çka, sipas tij, është absurde për nga përmbajtja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në asnjë vendvotim në Prishtinë dhe Prizren nuk ka pasur asnjë propozim nga QNR-ja për rinumërim. Nuk ka pasur asnjë vërejtje nga partitë politike dhe është absurd për rinumërimin e votave me postë dhe kusht”, ka thënë ai. Ai më tej ka thënë se është absurde edhe kërkesa për rinumërim të votave me kusht. Por, Rrustemi nuk ka marrë mbështetje nga shumica e anëtarëve tjerë të KQZ-së. Përfaqësuesit e PDK-së dhe të LDK-së kanë thënë se edhe më parë ka pasur praktika të ngjashme dhe KQZ-ja ka marrë vendim bazuar me vendimin e PZAP-së.
KQZ-ja ka urdhëruar QNR-në që të nis rinumëruar votova me kusht të 15 komunave tjera.