Zgjedhjet lokale

Ahmeti e quan të padrejtë vendimin e PZAP për rinumërim të votave

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren.

Ahmeti në Facebook ka theksuar se pavarësisht këtij vendimi, nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve.

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.