Nesër dihet rezultati për Prishtinën Foto: Koha / ilustrim

Nesër dihet rezultati për Prishtinën

22 nëntor 2017 12:34

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i votave me kusht pas balotazhit që u mbajt të dielën në 19 komuna të Kosovës.

Burim Ahmetaj, koordinator në QNR, tha për KosovaPress se nesër fillon numërimi i votave me kusht për Prishtinën dhe po nesër përfundon procesi i numërimit dhe dihet rezultati për Prishtinën.

Sipas Ahmetajt, pas Prishtinës nis numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit dhe komuna tjera. Ai tha se në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme