Vllahiu: Prishtina është ndarë, kryetari i ardhshëm duhet ta bashkojë

Vllahiu: Prishtina është ndarë, kryetari i ardhshëm duhet ta bashkojë

21 nëntor 2017 23:47

Ish-kandidati i AAK-së në garën për Prishtinën, Arbër Vllahiu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se kryeqyteti është ndarë shkaku i rezultatit të balotazhit.

Vllahiu, partia e të cilit lidhi koalicion me Arban Abrashin e LDK-së në garën e balotazhit, ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të mos stërgjatet dhe që qytetarët të mos jenë në ankthin e rezultateve përfundimtare për Prishtinën.

“Procesi nuk duhet të stërgjatet dhe të mos i lëmë qytetarët që të jenë në ankthin e rezultatin. Cilido që e merr qytetin në Prishtinë, do të ketë një detyrë dhe detyra themelore është që ta bashkojë Prishtinën. Edhe ashtu për katër vjet e kemi pasur një ndarje dhe na duhet një punë më e madhe për ta bashkuar”, ka thënë Vllahiu.

Ish-kandidati i AAK-së shpreson se votat me kusht të kalojnë në favor të kandidatit Abrashi dhe sipas llogaritjeve që kanë bërë AAK-ja dhe LDK-ja diferenca prej 237 votave të shkrihet nga numërimi i votave me kusht.

“Ne po presim që të shohim se çfarë do të ndodhë sepse ka pasur vota të cilat nuk kanë kaluar te kandidati në momentin kur është dashur të kalojnë. Nuk dua të dyshojmë në procesin zgjedhor. Shpresoj që rezultati të jetë i favorshëm për kandidatin tonë. Nuk dua të besoj se procesi është manipuluar atëherë duhet të shohim se si të dilet nga kjo situatë. Nëse ngrihen shqetësime për më shumë vendvotime sesa një dhe nëse ka pasur procese të tilla. Duhet të numërohen të gjitha votat dhe besojmë se do të përmbyset ky rezultat”, ka shtuar Vllahiu.

“Unë nuk e di se cilat janë përshtypjet e të tjerëve, flas vetëm informacionet flasin se LDK-ja dhe ne kemi pasur mbi 250 komisionerë që kanë votuar me kusht dhe një trend flet se votat me kusht janë vota të LDK-së dhe Aleancës”, ka theksuar Vllahiu derisa ka folur për votat me kusht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Guest22/11/2017 09:57

Nc, nc

Shto koment

Të ngjashme