Ymeri e njofton Engelin për “tendencat manipuluese” të PDK-së e LDK-së në zgjedhjet lokale

Ymeri e njofton Engelin për “tendencat manipuluese” të PDK-së e LDK-së në zgjedhjet lokale

21 nëntor 2017 20:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu, kanë takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Me këtë rast, Ymeri thotë ta kenë njoftuar Engelin për “rezultatin pozitiv zgjedhor që kemi korrur në këto zgjedhje lokale” dhe për “tendencat manipuluese të PDK e LDK për ta cenuan këtë fitore të qytetarëve të Prishtinës, Prizrenit e Dardanës”.

“Po ashtu folëm për rastin e montuar politik e dënimin absolutisht të padrejtë e tërësisht arbitrar për Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin e Adea Batushën të shqiptuar nga Gjykata themelore e Prishtinës”, ka thënë Ymeri në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Me Engelin, zyrtarët e VV-së kanë diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike me theks të veçantë në zhvillimin e domosdoshëm ekonomik e industrial të vendit, si dhe domosdonë për një gjyqësor funksional e të pavarur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme