Kadaj-Bujupi tregon përse humbi vota Ahmeti në Prishtinë

21 nëntor 2017 20:48

“Të gjithë atyre të cilëve iu prekën interesat prej vitit 2013” nga udhëheqja e Shpend Ahmetit u bashkuan pikërisht kundër tij. Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi.

“Ka pasur mobilizim të jashtëzakonshëm të të gjithë atyre të cilëve iu preken interesat prej vitit 2013 në kuptim të asaj që Shpendi dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë ndalë ndërtimet ilegale, pa leje, me të njohshëm dhe ka qenë njëfarë përpjekje që me u hakmarrë”, ka thënë ajo.

Rezultatet e publikuara nga KQZ-ja të balotazhit të zgjedhjeve lokale tregojnë një diferencë tejet të ngushtë mes kryetarit aktual, Shpend Ahmeti dhe kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme