PDK-ja pretendon se Vetëvendosje ka bërë shkelje në Prizren

21 nëntor 2017 20:30

Rezultati në favor të Mytaher Haskukës në Prizren lehtësisht mund të përmbyset pas rinumërimit të kutive. Kujtim Gashi në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka pretenduar se Partisë Demokratike të Kosovës gabimisht i janë marrë 200 vota dhe i janë shtuar Vetëvendosjes.

“Në një qendër të votimit është bërë gabim në formularë, me apo pa dashjen e komisionarëve dhe janë shtuar votat për kandidatin e Vetëvendosjes. Që i bie, kur ne i shtojmë edhe këtë pjesë të votave që janë vendosur për kandidatin e Vetëvendosjes, jemi shumë barabartë me vota në balotazhin që është mbajtur në Prizren”, ka thënë Gashi.

PDK po ashtu pretendon se në Prizren kanë votuar qytetarë nga komunat e tjera.

“Kanë ardhur qytetarë nga komunat e tjera dhe kanë votuar. I kemi dërguar në KQZ dhe e dimë qysh i kemi verifikuar, nëse dëshiron, ta them edhe me emër kush ka votuar”, ka thënë Gashi duke iu drejtuar deputetes së LVV-së, Donika Kadaj – Bujupit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Londra 22.11.201722/11/2017 09:57

Ja nisen me shpif keta te pdk-s Nga inati qe Ka fitue vv E meriton vv e vetmja parti pa korrupcion ju lumt

Liki22/11/2017 09:57

E mire hajna sjeni mesu me humb ju jo

Shto koment

Të ngjashme