Votat me kusht mund të ndryshojnë rezultatin edhe në Istog

21 nëntor 2017 20:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon që votat me kusht t’ia kthejnë edhe Istogun.

Partia e Ramush Haradinajt pas balotazhit të 19 nëntorit numëron gjithsej 7 komuna nën udhëheqjen e saj.

Lulzim Leci nga ky subjekt në Rubikon të KTV-së është shprehur i sigurt se fatin e Istogut e vendosin votat me kusht dhe ato të diasporës.

“Presim që ndoshta do të ndryshojë diçka edhe në Istog, kur të numërohen vota të cilat nuk janë numëruar ende... Ne po flasim për çështjen që votat me kusht dhe diasporës, këto që mund të ndryshojnë rezultat për herë të parë në zgjedhjet në Kosovë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme