Haxhiu: PDK-ja dhe LDK-ja po bëjnë çmos për ta deformuar vullnetin e qytetarëve

Haxhiu: PDK-ja dhe LDK-ja po bëjnë çmos për ta deformuar vullnetin e qytetarëve

21 nëntor 2017 16:13

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të vlefshëm dhe të duhur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të përcjell numërimin e votave me kusht.

Në një postim në Facebook, deputetja Haxhiu ka shkruar se vota duhet të jetë transparente dhe duhet të mbrohet.

“Sidomos tani kur pas marrëveshjes, PDK dhe LDK po bëjnë çmos për ta deformuar vullnetin e qytetarëve! Qytetarët kanë folur të dielën, në Prishtinë, Prizren dhe Dardanë kanë votuar Vetëvendosjen”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Një qëndrim të ngjashëm si deputetja Haxhiu, e ka pasur edhe kolegu i saj, Dardan Molliqaj.

Ky është statusi i tij i publikuar në Facebook:

LDK-ja e PDK-ja po sillen si ai “fëmiu i vogël” i cili sa herë humbë ankohet dhe kërkon me e nisë lojën nga fillimi.

Zgjedhjet kanë përfunduar të dielën dhe Vetëvendosje është fituese në Prishtinë dhe Prizren. Ndaq pranojeni tash, ndaq priteni certifikimin e rezultateve. Ama, mos vazhdoni me shpifë përmes mediumeve tuaja propaganduese sepse fushata ka mbaruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme