Haskuka kërkon që PZAP të mos bie në presionin e PDK-së

Haskuka kërkon që PZAP të mos bie në presionin e PDK-së

21 nëntor 2017 15:22

Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, që po prin në rezultatet e balotazhit në Prizren me rreth 330 vota para Shaqir Totajt të PDK-së, ka thënë se PDK po ushtron trysni mbi vëzhguesit që të qojë në rinumërim disa vendvotime.

“Kërkoj nga PZAP që të mos bie pre e këtyre presioneve që po bëhen nga Kadri Veseli dhe PDK dhe të shikohen mirëfilli gjitha librat e votimit dhe fletëzat ku janë nënshkruar gjithë vëzhguesit dhe komisionerët, ku ata kanë shënuar se nuk ka asnjë vërejtje për procesin zgjedhor”, deklaroi veç tjerash Haskuka.

Ai tha po ashtu se numri i votave me kusht nuk është aq i madh sa po raportohet, me ç’rast deklaroi se gjasat që rezultati të përmbyset në favor të PDK-së janë të pamundshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme