Bahtiri garanton mitrovicasit se do të vazhdojë të jetë në shërbim të tyre

Bahtiri garanton mitrovicasit se do të vazhdojë të jetë në shërbim të tyre

21 nëntor 2017 15:03

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, fitues i balotazhit për kryetar të Mitrovicës edhe për një mandat katërvjeçar, e vlerëson të suksesshëm procesin zgjedhur për kryetar të komunës.

“Bahtiri me këtë rast falënderon qytetarët e Mitrovicës që dolën masovisht në zgjedhje, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe se cilit subjekt politik i takojnë, për qytetarinë e treguar në ditën e zgjedhjeve dhe për përfundimin me sukses dhe pa asnjë problem të procesit zgjedhor”, thuhet në një njoftim nga kjo komunë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se kryetari Bahtiri në mënyrë të veçantë falënderon pjesëtarët dhe drejtuesit e policisë së Kosovës në të gjitha nivelet, Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pjesëtarët e organizatave ndërkombëtare të sigurisë të pranishme në Mitrovicë, për angazhimin maksimal në marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar kushte për një proces normal të votimit, ashtu sikur edhe ndodhi, si dhe përfaqësuesit ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë, për interesimin e tyre të posaçëm për procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Bahtiri i garanton të gjithë qytetarët se ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe se do të qeverisë me nderë dhe duke e zbatuar ligjin në mënyrë strikte, si dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të tyre për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për të gjithë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme