VV thotë se lehtësimi i votimit përmes transportit është proces normal në gjithë botën

VV thotë se lehtësimi i votimit përmes transportit është proces normal në gjithë botën

21 nëntor 2017 14:01

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se ditën e zgjedhjeve të balotazhit, partia e tij u ka ofruar transport, atyre që sipas tij i kanë identifikuar se janë votues të VV-së.

“Natyrisht që votuesit tanë ne i identifikojmë dhe këta votues e pranojnë që do të thirren në ditën e zgjedhjeve që VV të ju ofroj çfarë do shërbimi që ata duan. Edhe këtë të diele kemi bërë këtë u kemi ofruar transport atyre që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë”, tha ai, raporton KP.

Ymeri theksoi se madje janë votuesit ata që u kanë kërkuar ndihmë për transport, gjë e cila më pas u është ofruar nga Vetëvendosje. Ymeri tha se nuk frikësohen nëse KQZ-ja vendos që në Prishtinë të shkohet në rinumërim. Ai tha se sa herë që të numërohen votat Shpend Ahmeti do të dalë fitues.

“Të dielën qytetarët kanë folur shumë qartë dhe prej të dielës kemi parë të flasin matrapazët, e sot po tentojnë të manipulojnë këtë vullnet. Është e sigurt që VV ka fituar në Prishtinë, Prizren dhe në Kamenicë”, tha ai. “Këto tri komuna do ta kenë rastin që përmes qeverisjes së VV-së të përfitojnë më shumë nga niveli lokal qeverisës, tash këto tri komuna do të jenë të lira nga mafia. VV do të qeverisë me këto tri komuna dhe qytetarët e këtyre komunave do të dinë se çfarë është qeverisja e mirë”.

Nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu, tha se thirrja për lehtësim të procesit të votimit është proces normal në gjithë botën.

“Thirrja për votë, lehtësimi i votimit është proces normal në të gjithë botën. Dallimi është i thjeshtë ne u lehtësojmë votuesve votimin. Ata që janë deklaruar se janë votues të VV-së”, tha ai.

Sejdiu tha se në Prishtinë ka qenë një marrëveshje e fshehtë në mes PDK-së dhe LDK-së.

“Ka ekzistuar një koalicion i fshehtë që është shpërfaqur në mënyrën më të egër në Prishtinë”, tha ai.

Komentet

VV 21/11/2017 16:03

Shpendi duhet të fitoj

Shto koment

Të ngjashme