Veliu thotë se s’ka kandidat që e mposht

Veliu thotë se s’ka kandidat që e mposht

21 nëntor 2017 12:25

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, që të dielën siguroi edhe një mandat pas fitores në balotazh ndaj Ajet Poterës së Vetëvendosjes ka thënë se “fitorja është si rezultat i kënaqësisë së qytetarëve me punën e tij”.

Për KosovaPress ai ka thënë se “angazhimet dhe punën për qytetin do ta vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme”.

Sipas Veliut, herën e dytë mori vota nga elektorati i LDK-së që në herën e parë nuk kishte dalë në zgjedhje. Ai mohon se u ndihmua nga subjektet tjera politike.

Ai madje është i bindur se nuk ka kandidat nga partitë tjera që do të mund ta heqin nga posti i kryetarit.

Në raundin e parë për kryetar të komunës, Veliu për pak vota nuk kishte fituar pa balotazh.

Podujeva njihet si bastion i LDK-së dhe që nga paslufta udhëhiqet nga kjo parti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme