Gjuriq: Lista Serbe fituese absolute e zgjedhjeve në Kosovë

Gjuriq: Lista Serbe fituese absolute e zgjedhjeve në Kosovë

21 nëntor 2017 11:00

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se Lista Serbe është fitues absolut në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Gjuriq për televizionin shtetëror të Serbisë ka thënë se komunat ku kanë fituar serbët nuk janë të vogla dhe për këtë Prishtina por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare janë përpjekur t’i përçajnë serbët.

“Serbët ishin mbi të dhe e kuptuan se sa me unitet qëndron shpëtimi, e ardhmja dhe mbijetesa. Serbët në Kosovë treguan se nuk duhet të ndahen, ata mund të marrin më shumë përmes Listës Serbe dhe veprime të përbashkëta ndaj institucioneve të Prishtinës”, ka thënë Gjuriq, transmeton KP.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme