Zgjedhjet lokale

Vetëvendosje e pranon se angazhoi vetura për t’i dërguar votuesit nëpër vendvotime

Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, që në rundin e balotazhit doli fitues ndaj Shaqir Totajt të PDK-së në Komunën e Prizrenit, ka pranuar se partia Lëvizja Vetëvendosje ka angazhuar individë për t’i transportuar me vetura votuesit nëpër vendvotime.

“4-5 vetura kanë qenë të angazhuara për t’i dërguar votuesit nëpër vendvotime në Komunën e Prizrenit”, ka thënë Haskuka në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka theksuar se kanë qenë kryesisht të moshuar e të sëmurë.