Idrizi falënderon votuesit e saj, nuk e uron Bahtirin

Idrizi falënderon votuesit e saj, nuk e uron Bahtirin

20 nëntor 2017 20:52

Kandidatja e PDK-së për Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, e ka pranuar humbjen ndaj kandidatit të AKR-së, Agim Bahtiri.

Ajo ka falënderuar të gjithë votuesit e saj, ndërsa nuk ka gjetur as edhe një fjalë të vetme urimi për kundër-kandidatin e saj, i cili fitoi edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Ky është postimi i saj:

Falënderim për votuesit e Mitrovicës,

Me respektin më të madh, falënderoj çdo qytetar që kontribuoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke kontribuar që vota për kandidaturën time, të jetë e respektuar.

Çmoj lartë angazhimin e secilit qytetar që votoi për platformën time, platformën për ndryshim, sado që vota të pamjaftueshme, ato patën jehonën e duhur në shumë familje, brenda dhe jashtë vendit. Përgëzoj secilin veç e veç. Ju faleminderit.

Shpreh respekt për zgjedhjen e secilit qytetar të Mitrovicës në këto zgjedhje, por konsideroj megjithatë se çdonjëri ka për obligim ta japë kontributin për një Mitrovicë më të mirë, pavarësisht përgjegjësisë që ka. Qytetari i Mitrovicës ka zgjedhur vazhdimin e qeverisjes së deritashme, ashtu qoftë!

Faleminderit!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme