Kamenica me kryetarin më të ri në moshë, Haziri mban bindshëm Gjilanin

20 nëntor 2017 21:33

Pos që është bërë me kryetar të ri, Komuna e Kamenicës do të ketë kryetarin me moshën më të re.

29-vjeçari Qëndron Kastrati i Lëvizjes Vetëvendosje ka mposhtur në balotazh ish-kryetarin Shaip Surdulli, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kastrati pret që përvoja e tij politike në katër vjetët e fundit në Komunën e Prishtinës t’i ndihmojë në udhëheqjen e Kamenicës.

Por, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan nuk pati rezultatin e kolegut të tij nga Kamenica.

Lutfi Haziri ka fituar edhe një mandat katër vjeçar, duke e mposhtur bindshëm Sami Kurteshin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme