Gjakova e Rahoveci ndëshkuan kryetarët aktualë, në pushtet kthehet AAK-ja

20 nëntor 2017 19:38

Gjakova dhe Rahoveci i kanë ndëshkuar kryetarët aktualë, duke i zgjedhur kundërkandidatët e tyre për një mandat katërvjeçar.

Mimoza Kusari Lila, në një diferencë prej 6 për qind, ka humbur kundrejt Ardian Gjinit, ndërsa Idriz Vehapi u mund nga Smajl Latifi, të cilin e kishte mundur në zgjedhjet e 2013-ës.

Me të marrë rezultatet e para, Ardian Gjini është zotuar se do ta pastrojë Gjakovën nga mbeturinat, pa përmendur se cilat janë ato, por tha se ka mjaft të tilla nëpër rrugët e qytetit.

E Kusari - Lila ka pranuar disfatën.

Smajl Latifi e mohoi se fitorja e tij erdhi pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qeveris në qendër.

Latifi, pas festës në Rahovec, ka vazhduar në fshatin e tij të lindjes, ku është pritur nga bashkëfshatarët e tij, të cilëve u është zotuar për investime në sektorin e bujqësisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme