VV e bindur për fitore në Prizren, PDK pret kthimin e rezultatit nga votat me kusht

20 nëntor 2017 19:17

Prizreni nuk do të udhëhiqet më nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila pushtetin në këtë qytet e ka pasur që nga 2007-a.

Të paktën, në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, ka fituar 50.32 për qind të votave, raporton KTV.

Më shumë se 1 mijë 500 votat me kusht dhe ato nga diaspora, do të jenë vendimtare nëse do të ketë apo jo përmbysje të rezultatit zgjedhor.

Fituesi i zgjedhjeve për kreun e Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se qytetarët votuan për ndryshim.

Ai ka thënë se përcaktues ishte edhe koalicioni i arritur me Nismën dhe përkrahja e elektoratit të LDK-së.

Me këtë parti, synon që ta marrë edhe shumicën e asamblistëve në Prizren.

Por, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreson në përmbysje të rezultatit zgjedhor, kur të bëhet edhe numërimi i më shumë se 1500 votave me kusht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Toti21/11/2017 09:04

Popo prit magar se del bar o Tota

Shto koment

Të ngjashme