Hoti: Rinumërimi në Prishtinë i domosdoshëm

Hoti: Rinumërimi në Prishtinë i domosdoshëm

20 nëntor 2017 18:53

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se në futjen e rezultateve nga KQZ-ja në pasqyrimin e të dhënave preliminare për komunën e Prishtinës, ka pasur gabime.

Hoti ka thënë se gabime në raportim të votave raportohen në disa vendvotime/shkolla.

Lexo edhe: KQZ thotë se gaboi në futjen e të dhënave në dy vendvotime, diferenca bie në 237 vota

“Në të gjitha rastet, gabimet janë në disfavor të LDK dhe Arban Abrashit. Duke qenë se gabimet janë të njëanshme, është e kuptueshme se duhet trajtuar me një qasje përtej gabimeve teknike dhe njerëzore. Prandaj, rinumërimi është i domosdoshëm për të qartësuar situatën. E vërteta e plotë është në kuti të votimit”, ka thënë Hoti.

“E vërteta me devijime është e raportuar nga KQZ. Por, duke qenë rezultati kaq i ngushtë, këto devijime e përcaktojnë se kush qeveris me Prishtinën në katër vitet në vijim. Qytetarët e Prishtinës e meritojnë të dijnë të vërtetën e plotë, jo të vërtetët që duan të tregojnë komisionarët”, ka thënë më tej Hoti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme