Veseli i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, e mban veten përgjegjës Foto: Koha / ilustrim

Veseli i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, e mban veten përgjegjës

20 nëntor 2017 16:49

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve për kryetar komunash, porse e respekton vendimin e qytetarëve dhe zgjedhjen që ata kanë bërë.

Veseli tha se e mban vetën përgjegjës për këtë rezultat, por megjithatë është shprehur i kënaqur me rezultatin për asamble komunale, raporton KTV.

Ai e ka uruar edhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri për një mandat të ri katër vjeçar duke thënë se nuk i ka mbetur hatri te bashkëvendësit e tij që nuk e zgjodhën për kryetare Valdete Idrizin e PDK-së.

Këto deklarata Veseli i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë ku është vendosur që të enjten të ketë seancë plenare me 23 pika të rendit të ditës, fakt ky që u kritikua nga opozita.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hasani21/11/2017 09:05

Nese me te vertete e mban veten pergjegjes, pse nuk jep doreheqje?!

Shto koment

Të ngjashme