Nisma do të bashkëqeverisë në 11 komuna, thotë Sherifi

Nisma do të bashkëqeverisë në 11 komuna, thotë Sherifi

20 nëntor 2017 15:36

Në zgjedhjet e djeshme në 19 komuna të Kosovës, Nisma për Kosovën mori përsëri Malishevën me kandidatin e saj Ragip Begaj.

Begaj kishte kundërkandidat Mursel Gashin e PDK-së.

Begaj mori gjithsej 10 mijë e 728 vota apo 55.81 për qind, ndërsa Gashi 8 mijë e 495 vota apo 44.19 për qind.

Billall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, sot në një konferencë për media ritheksoi se Malisheva mbetet sërish me Nismën edhe 4 vitet e ardhshme.

“Falënderojmë të gjithë që kanë mbështetur Begajn në marrjen e mandatit të dytë. Zotohemi nga këtu se do të punojmë ashtu siç kemi punuar gjatë katër viteve të kaluara”, tha ai.

Sherifi tha se Nisma në këto zgjedhje ka pasur koalicione në disa komuna, duke thënë se në të gjitha komunat ku Nisma ka pasur marrëveshje për koalicion ka pasur fitore.

“Siç e dini në Prizren ka pasur një marrëveshje dhe në të gjitha komunat ku NISMA ka pasur koalicion apo ka mbështetur kandidatët ka pasur fitore, siç është Vushtrria, Suhareka, Rahoveci, Mitrovica, Ferizaj dhe Kamenicë”, theksoi Sherifi.

Sipas tij, NISMA për Kosovën, do të jetë në 11 komuna në bashkëqeverisje ku ka qenë në balotazh apo që i ofruar mbështetjeje kandidatëve respektivë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme