PDK: Dje dëshmuam demokraci, kemi ende shumë punë para vetes

PDK: Dje dëshmuam demokraci, kemi ende shumë punë para vetes

20 nëntor 2017 14:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë të Komunave, ka thënë se dje Partia Demokratike e Kosovës, ka dëshmuar demokraci.

Ka thënë se pret përfundimin e të gjitha votave, përfshirë edhe ato me kusht, dhe ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse dhe partitë politike që të kontribuojnë për një përfundim demokratik.

Veseli ka shtuar se është krenarë me të gjithë kandidatët e kësaj partie në secilën komunë.

Postimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

Falemnderit secilit qytetar që besoi në Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave.

Presim numërimin e çdo vote, për ta çuar në vend vullnetin e plotë qytetar. Për këtë, ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi.

Jam tejet krenar me kandidatët tonë në secilën komunë, të cilët bënë një fushatë dinjitoze dhe me programe konkrete.

PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presim numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë.

PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave.

Natyrisht, kemi ende shumë punë para vetës, që janë punë në shërbim të vendit, për një qeverisje më të mirë, të pastër kudo në Kosovë.

E rëndësishme dje ishte se edhe një herë dëshmuam demokraci të lartë, kulturë europiane në një proces zgjedhor. Për këtë, urime secilit!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim Krasniqi20/11/2017 14:58

Ju SHIK-asit qe pas luftes veriun e Kosoves u falet Serbise per arsyera te hipotekave-njollave te zeza qe keni edhe sot nuk keni ate force qe ta ktheni ne gjendjen e mepareshme. Prandaj per kete edhe per te bemat e tjera do te pergjigjeni para ligjit.

Shto koment

Të ngjashme