KMDLNj e vlerëson të rregullt procesin zgjedhor, të pranohen rezultatet Foto: Koha / ilustrim

KMDLNj e vlerëson të rregullt procesin zgjedhor, të pranohen rezultatet

20 nëntor 2017 12:54

Votimin e djeshëm, KMDLNj e vlerëson si të rregullt, në kuadër të standardeve ndërkombëtare, me shumë pak parregullsi që nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka uruar të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, votuesit, subjektet politike, komisionerët, vëzhguesit partiakë e sidomos rrjetin e monitoruesve të DnV.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar profesionalizëm dhe efikastitet gjatë trajtimit të procesit zgjedhor si dhe me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve. Pavarësisht rezultateve preleminare e që sipas KMDLNj –së nuk do të ndryshojnë, subjektet garuese duhet t’i pranojnë ato duke uruar konkurentët për fitore sikur se duhet të ofrojnë bashkëpunim për të mirën e qytetarëve të komunave, pavarësisht kush ka fituar aq më parë që kryetarët e zgjedhur duhet dhe i përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të komunave”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

Sipas KMDLNj-së, përkundër vlerësimit shumë pozitiv të tërë procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale në Kosovë, rezultati i zgjedhjeve sidomos në disa komuna lë hapësirë për krijimin e situatave bllokuese e që nuk do të ishte e dëshirueshme për shëndetin e pushtetit lokal.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme