Garë e hapur në Prishtinë e Prizren, disfatë e madhe e PDK-së

Garë e hapur në Prishtinë e Prizren, disfatë e madhe e PDK-së

20 nëntor 2017 08:09

Dramë elektorale ka prodhuar gara për balotazh në shumicën prej komunave të Kosovës. Në ato kryesoret fituesit definitivë nuk kanë mundur të shpalleshin të dielën. Jo për fajin e ngecjes në numërim, por për shkak se diferenca në vota ka qenë e vogël, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo bën që rezultati të përcaktohet nga një grusht i votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, numërimi i të cilave nuk pritet të finalizohet deri para fundit të javës.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që ndezi fishekzjarrët në kryeqytet duke shpallur fitoren në Prishtinë dhe Prizren, diferenca në vota e lë hapur mundësinë që rezultati të përmbyset.

Nëse mbesin rezultatet aktuale, PDK-ja del humbësja më e madhe e zgjedhjeve. Sipas rezultateve preliminare, kjo parti e ka humbur edhe “Jerusalemin” e saj - siç e ka cilësuar Prizrenin, qytetin e dytë për nga rëndësia, pas Prishtinës. Fitorja në Ferizaj nuk është kompensim i mjaftueshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme