Lista Serbe e para, LDK e dyta, AAK e treta

Lista Serbe e para, LDK e dyta, AAK e treta

19 nëntor 2017 23:28

Lista Serbe vazhdon të mbetet partia me më së shumti komuna të fituara në Kosovë. Përpos komunave që siguroi në raundin e parë, LS tani ka fituar edhe Parteshin dhe Kllokotin duke e çuar në dhjetë numrin e komunave të fituara.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeverisë me tetë komuna në katër vjetët e ardhshme. Pasi fitoi në raundin e parë Pejën, Fushë Kosovën, Lipjanin dhe Vitinë, LDK ka fituar në raundin e dytë edhe në Gjilan, Istog, Podujevë e Vushtrri. Ajo synon që pas numërimit të votave me kusht të kthejë edhe Prishtinën dhe të fitojë Dragashin.

Pas LDK-së, partia e tretë është AAK-ja. Ajo fitoi në raundin e parë Junikun dhe Deçanin, ndërsa në balotazh ktheu Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën si dhe siguroi një mandat të ri në Obiliq.

PDK, humbësja më e madhe e zgjedhjeve lokale, pos Drenasit në raundin e parë, tani ka fituar edhe në Ferizaj, Dragash, Kaçanik dhe Shtime.

Vetëvendosje ka fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, me dy komunat më të mëdha që kanë diferencë shumë të vogël me kundërshtarët. Aty kundërshtarët po shpresojnë në rikthim të rezultatit përmes votave me kusht.

Nisma dhe AKR-ja kanë mbetur me nga një komunë, Malishevën respektivisht Mitrovicën.

Bekim Jashari dhe Rufki Suma janë kryetarët që si kandidatë të pavarur fituan në Skenderaj, përkatësisht Han të Elezit.


LDK: Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan, Viti, Gjilan, Istog, Podujevë, Vushtrri

AAK: Junik, Deçan, Klinë, Gjakovë, Rahovec, Obiliq, Suharekë

PDK: Drenas, Ferizaj, Dragash, Kaçanik, Shtime

VV: Prishtinë, Prizren, Kamenicë

Nisma: Malishevë

AKR: Mitrovicë

Bekim Jashari - Skenderaj

Rufki Suma - Hani i Elezit

Lista Serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë Veriore dhe Kllokotin.

KDTP – Mamusha


 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme