Ymeri thotë se votat me kusht do të rrisin diferencën për VV-në

Ymeri thotë se votat me kusht do të rrisin diferencën për VV-në

19 nëntor 2017 23:09

Sipas Visar Ymerit, kryetarit të Vetëvendosjes, votat me kusht në Prishtinë dhe në Prizren do të rrisin diferencën në favor të kandidatëve të kësaj partie për kryetarë komunash.

Shpend Ahmeti ka arritur të fitojë në Prishtinë, pas numërimit të 100 për qind të votave nga KQZ-ja me diferencë prej 300 votash. Pas publikimit të rezultateve, LDK-ja ka thënë se në 1500 votat me kusht mund të ketë ndryshime në rezultatin përfundimtar dhe në fund fitues mund të dalë Arban Abrashi i kësaj partie. Edhe në Prizren, Mytaher Haskuka i VV-së ka rreth 300 vota më shumë se Shaqir Totaj i PDK-së. Aty janë rreth 1000 vota me kusht që do të numërohen.

Tani Ymeri në një konferencë për media i pyetur nëse këto rezultate mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe VV të mos dalë fituese në Prishtinë e Prizren, ka thënë se “numërimi i votave me kusht vetëm do të rrisë diferencën për VV-në”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Londra 20/11/2017 09:00

Shpresojm qe te Keni Edhe me shume rritje. E meritoni vv suksese

Shto koment

Të ngjashme