Zgjedhjet lokale

Tahiri: Fitorja në Vushtrri është e qytetarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikthyer pushtetin në Vushtrri pas 10 vjetësh që e mbante Partia Demokratike e Kosovës.

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, që do të jetë kryetar i ri, ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve.

“Kjo është një fitore e qytetarëve të Vushtrrisë, të cilët në mënyrë festive sot votuan për ndryshim. Jam i gatshëm që të punojë me secilin qytetar, me secilin asamblist, me secilin biznes për të zgjidhur hallin e secilit qytetar”, ka thënë Tahiri, për KTV-në.

Tahiri ka thënë se dëshiron që të falënderojë edhe Lëvizjen e Vetëvendosje edhe AKR-në, me të cilët ai kishte koalicion, për siç ka thënë një angazhim të sinqertë.

“Jam shumë i lumtur që edhe Vetëvendosje edhe AKR-ja kanë besuar në programin tim dhe kanë besuar në ndryshim. Falënderoj qytetarët në radhë të parë pa dallim, sepse kjo është fitore e tyre”, ka thënë Tahiri.