Srpska fiton pa balotazh edhe në Partesh

Srpska fiton pa balotazh edhe në Partesh

19 nëntor 2017 21:56

Kanë përfunduar numërimet edhe në Partesh, komunë kjo e cila ka shkuar në rivotim.

Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, në Partesh ka fituar Dragan Petkovic nga Lista Serbe.

Petkovic ka marrë 1 mijë e 316 vota ose 61.81 për qind të votave ndërsa Nenad Cvetkovic 813 vota ose 38.19 për qind.

Të rikujtojmë se në Partesh PZAP-i anuloi rezultatet e votimit për kryetar të komunës, të mbajtur më 22 tetor, prandaj ka ndodhur rivotimi.

Lista Serbe mori edhe Kllokotin me kandidatin e saj Strahinja Spacic, që kundërkandidat kishte Bozidar Dejanovic nga GI Klokot-VRBOVAC.

Kujtojmë se Lista Serbe fitoi Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin, Zubin Potokun, Novobërdën, Shtërpcën, Rranillugun dhe Graçanicën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme