AAK - fituesja e madhe e balotazhit

AAK - fituesja e madhe e balotazhit

19 nëntor 2017 21:52

AAK ka fituar pesë komuna nga 19 të cilat ishin në balotazh në gjithë Kosovën.

Partia e Ramush Haradinajt ka fituar Gjakovën, Obiliqin, Rahovecin, Suharekën dhe Klinën.

PDK dhe LDK kanë fituar nga katër komuna, por PDK mund të cilësohet si humbëse e zgjedhjeve për shkak se ka mbetur vetëm me Ferizajn si komunë të madhe dhe pret rezultatin në Prizren në të cilin asgjë nuk është e sigurt. Aty prin Mytaher Haskuka dhe diferenca është shumë e ngushtë dhe gjithçka varet nga votat me kusht. PDK humbi Klinën dhe Rahovecin.

LDK ka mbajtur Gjilanin, Istogun, Podujevën, ndërsa ka fituar edhe në Vushtrri ndaj PDK-së.

Përpos Prizrenit, VV po prin edhe në Prishtinë, por edhe aty pritet numërimi i votave me kusht sepse diferenca me LDK-në është shumë e ngushtë. Qëndron Kastrati i kësaj partie arriti të fitonte në Kamenicë.

AKR e Nisma mbesin me Mitrovicën dhe Malishevën.

Cila parti fitoi në cilën komunë, sipas rezultateve nga KQZ, por jo përfundimtare, mund të mësoni në listën e mëposhtme:

AAK Gjakovë, Obiliq, Rahovec, Suharekë, Klinë

PDK Kaçanik, Shtime, Ferizaj, Dragash

LDK Gjilan, Istog, Podujeva, Vushtrri

VV Kamenica, Prishtina, Prizreni

AKR Mitrovica

Nisma - Malisheva

LS - Kllokot

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme