LDK-ja beson se votat me kusht do ta bëjnë Abrashin kryetar

LDK-ja beson se votat me kusht do ta bëjnë Abrashin kryetar

19 nëntor 2017 21:44

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar të ngutshme dhe të hershme festën e Vetëvendosjes për Prishtinën.

Kur KQZ-ja ka numëruar 100 për qind të votave diferenca në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit është vetëm 307vota në favor të këtij të parit.

Lumir Abdixhiku, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në një konferencë për media ka thënë se rezultatet janë të përmysshme nga votat me kusht dhe ato me postë.

“Rezultatet janë të përmbysshme pas numërimit të votave me kusht. Matja kryesore e jonë në këtë aspekt është historia, duke marrë përbuzë edhe zgjedhjet e kaluara, që na thonë se votat me kusht shkojnë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Janë 1510 vota me kusht dhe 94 me postë dhe sipas llogaritjeve tona është lehtë e përmbysshme”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Koha.net.

“ E konsiderojmë të pamatur dhe të hershme festën. Ne presim edhe zërin e 1500 qytetarëve që kanë votuar me kusht”, ka thënë më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme