Bahtiri merr rreth 4200 vota më shumë se Idrizi

Bahtiri merr rreth 4200 vota më shumë se Idrizi

19 nëntor 2017 21:20

Agim Bahtiri ka përmbysur edhe kësaj here rezultatin në Mitovicë. Si për mandatin e tij të parë, edhe kësaj here ka arritur të shpallet fitues nga vendi i dytë në balotazh.

KQZ ka numëruar 100 për qind të votave, dhe Bahtiri ka më shumë se rreth 4 mijë e 200 vota më shumë se kundërkandidatja e tij Valdete Idrizi e PDK-së. Ai ka marrë 16,233 vota (57.33 për qind) ndërsa Idrizi ka marrë 12.084 (42.67 për qind)

Kujtojmë se rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

KTV ka qenë në shtëpinë e Agim Bahtirit pas këtij rezultati. Ai ka thënë se “kanë bërë të pamundurën që të jetë një liri e qytetarëve të që të votojnë për kë ata duan”.

“Njëkohësisht e falënderoj shumë organet e rendit dhe vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë. Po mendoj që zgjedhjet kanë qenë fer dhe korrekte. Kam punuar me ndershmërinë më të madhe, me duar të pastra”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme