Zgjedhjet lokale

Tahiri: Në Vushtrri do të ketë koncept të ri të qeverisjes

Descriptive Text

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, sipas rezultateve të para ka arritur të fitojë në balotazh përballë kundër kandidatit të tij nga PDK-ja, Ferit Idrizit.

Në një prononcim për KosovaPress, kryetari i ardhshëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, fitoren e tij e ka quajtur fitore të qytetarëve të këtij qyteti.

Derisa ka premtuar se në katër vitet e ardhshme në Vushtrri do të jetë një qeverisje ndryshe dhe koncept ndryshe i qeverisjes.

“Kjo është një fitore e qytetarëve dhe njerëzve të Vushtrrisë. Dua t’i falënderoj të gjithë për besimin e dhënë një gjenerate të re. Në Vushtrri do të ketë në qeverisje të re, me një koncept të ri të qeverisjes në Vushtrri”, tha Tahiri.

Kujtojmë se sipas Exit Poll-it, Xhafer Tahiri ka arritur të shënojë një fitore me 60.7 për qind, përballë kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi me 39.9 për qind.