Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Kosova ka zhvilluar edhe një proces të rëndësishëm, të drejtë e demokratik të zgjedhjeve dhe ka dëshmuar se është e përgatitur për të organizuar zgjedhje në standarde ndërkombëtare.
“E vlerësoj punën e madhe dhe të jashtëzakonshme të të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve dhe njëkohësisht edhe mekanizmat e sigurisë që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi. I përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës, në të gjitha komunat ku është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve, për pjesëmarrjen në këtë proces dhe pjekurinë e treguar politike duke shprehur vullnetin e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa folur edhe për rezultatin e partisë së tij.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dëshmuar në këto zgjedhje se është parti e organizuar dhe faktor i rëndësishëm politik në Kosovë. Uroj të gjithë kandidatët e AAK-së, që kanë fituar në komunat e tyre, përgëzoj të gjithë anëtarët e Aleancës dhe përkrahësit tanë për garën zgjedhore në të gjitha komunat dhe për përkushtimin për t’i qëndruar besnik vlerave tona”, ka thënë Haradinaj.
“Po ashtu i uroj edhe të gjithë kandidatët e partive të tjera, që kanë shënuar fitore në komunat e tyre, dhe shpreh bindjen time se do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer, pavarësisht përkatësive partiake!
Kosova sot ka dëshmuar se është vend i demokracisë me perspektivë të qartë”.