AAK feston në Gjakovë, Gjini thotë se po presin rezultatin final

AAK feston në Gjakovë, Gjini thotë se po presin rezultatin final

19 nëntor 2017 19:54

Simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë kanë nisur festën, ani pse kandidati i saj për kryetar Ardian Gjini ka thënë se nuk do ta shpallin fitoren derisa të marrin rezultatet preliminare.

Gjini i ka thënë KTV-së se edhe rezultatet e tyre flasin për rikthim të pushtetit lokal nga kjo parti.

“Saktësisht ne nuk e kemi shpall ende fitoren. Sipas të gjitha gjasave do të jetë një rezultat asisoj. Rezultatet flasin për fitore në rreth 57-58 për qind. Pra jemi fitues të bindshëm. Prapëseprapë do të presim deri në fund dhe pastaj do t’i drejtohem qytetarëve”, ka thënë Gjini.

Teksa ka nisur të flasë si kryetar, Gjini ka thënë se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim e puna e parë që do të bëjë është pastrimi i qytetit nga mbeturinat e shumta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme