Zgjedhjet lokale

AAK lavdëron institucionet për mbarëvajtjen e vendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka përgëzuar qytetarët e vendit për një proces të qetë, demokratik dhe mbi të gjitha, të civilizuar.

“AAK vlerëson lartë punën e institucioneve të vendit në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor”, thuhet në njoftim, anipse kanë mbetur edhe një orë në proces të votimit.

“Secila votë e ka vlerën dhe peshën e vet 4 vjeçare, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve në të gjitha komunat në të cilat votohet sot, që të shfrytëzojnë orën e mbetur, për ta ushtruar të drejtën e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”, thuhet më tej në njoftim.