LDK u bën thirrje gjilanasve të dalin të votojnë në orët që kanë mbetur

LDK u bën thirrje gjilanasve të dalin të votojnë në orët që kanë mbetur

19 nëntor 2017 17:37

Sipas informative të komisionerëve dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, shihet një trend i rritjes për të votuar nga ana e qytetarëve në orët e pasdites, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga kjo parti.

Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Shtabit të Degës, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’iu bashkangjitur procesit të votimit.

“Deri tani nuk kemi të raportuar asnjë parregullsi që do ta dëmtonte procesin, por i lus qytetarët që akoma nuk kanë dalë për të votuar, që ta bëjnë këtë si dinë ata, në mënyrë të qytetëruar e solemne”, theksoi Ismajli.

Ismajli ka falënderuar gjilanasit për kulturë të lartë qytetare e demokratike të treguar në këtë proces, që është model për Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme