LDK vlerëson se procesi zgjedhor po ecën mbarë

LDK vlerëson se procesi zgjedhor po ecën mbarë

19 nëntor 2017 17:17

Lidhja demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se procesi zgjedhor i cili po zhvillohet, po ecën mbarë.

Driton Selmanaj në një konferencë për media, u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë masovisht për të ardhmen e tyre, transmeton kp. 

“Sipas të dhënave tona deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, është diku rreth 25 për qind. Vlerësimi jonë është që në përgjithësi procesi zgjedhor po ecën mbarë. Kanë mbetur dhe pak orë deri në përfundim të këtij procesi. Prandaj ne iu bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, që kanë të drejtë vote, që të dalin në zgjedhje sa më masovisht, në mënyrë që të realizojnë të drejtën kushtetuese dhe kështu ne mund të marrim përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi në orët fundit ku na kanë mbetur diku edhe dy orë e gjysmë, prandaj në mënyrë që të realizojmë të drejtën tonë më elementare, për t’i dhënë përgjegjësi njerëzve të cilët kanë me qeveri me jetët tona dhe me të ardhmen tonë. Iu bëjmë thirrje të gjitha atyre që nuk e kanë realizuar këtë të drejtë të dalin”, tha ai.

Selmanaj gjithashtu i bëri thirrje të gjitha palëve që janë të përfshirë në procesin e administrimit të procesit zgjedhor, të jenë në krye të detyrës, në mënyrë që ë edhe procesi i votimit dhe më pas edhe ai i numërimit të shkoj në mënyrën me të mirë të mundshme, me qëllim që mos të dëmtohet si proces në përgjithësi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme