Zgjedhjet lokale

Një gjakovar shoqërohet në polici për fotografim të votës

Një qytetar i Gjakovës është shoqëruar në polici për kryerjen e veprës të fotografimit të votës.

Vëzhguesi i procesit të votimit në Gjakovë, Naser Lajqi nga OJQ “Syri i Vizionit”, që vepron në kuadër të Demokracia në Veprim për vëzhgimin e zgjedhjeve, ka thënë për korrespodentin e grupit KOHA, se ky rast është regjistruar në shkollën fillore “Yll Morina”.

“Rreth orës 16.00 ka pas një fotografim të votës në klasën 06 të shkollës ‘Yll Morina’ në Gjakovë, për çka ka intervenuar edhe policia, e cila e ka shoqëruar në stacion qytetarin dhe atij ia ka marr edhe celularin”, ka thënë Lajqi.