Zgjedhjet lokale

Zogaj mohon pohimet e Nismës në Malishevë se PDK po i bën presion

Descriptive Text

Pas akuzës ndaj PDK-së të Nismës për Kosovën, dega në Malishevë, se po i bën presion kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor e që sipas Nismës ka për qëllim që të shkaktojë incidente në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Malishevës, KosovaPress ka kontaktuar nëpërmjet telefonit me kryetarin e KKZ-së Rexhep Zogaj, i cili ka mohuar të ketë presion nga dikush.

“Jo nuk është e vërtetë, unë sot jam duke e kryer punën time si kryetar i KKZ-së dhe nuk kam asnjë problem”, tha Zogaj.