Zgjedhjet lokale

Bahtiri voton dhe fton të gjithë ambasadorët të dërgojnë përfaqësues në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga AKR, Agim Bahtiri, ka kryer obligimin qytetar, duke votuar sot rreth orës 11:30 në shkollën ‘Harun Beka’ në Gushavc.

Ai ka ftuar policinë dhe hetuesinë e Kosovës që të kryejnë punën e tyre sipas ligjit për shkak të siç u shpreh ai, situatës jo të lakmueshme të sigurisë në Mitrovicë.

Bahtiri po ashtu ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve të huaj që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë.

“Mesazhi im është që të gjithë qytetarët, i madh e i vogël, prej 18 deri në 100 vjet, me votu, sepse është ditë e madhe për Mitrovicën… Njëkohësisht kisha me i ftu policinë dhe hetuesinë e Kosovës që ta kryejnë punën e vet në bazë të ligjit që kanë, por edhe ndërkombëtarët, të gjithë ambasadorët që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë, sepse Mitrovica është në një situatë jo të lakmueshme nga aspekti i sigurisë”, ka thënë Bahtiri.