Zgjedhjet lokale

Voton Latifi, fton qytetarët të dalin të votojnë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka votuar sot. Ai është parë i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Fatimen, në vendvotim, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Latifi me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, duke kujtuar fjalët e mikut të Kosovës, kongresmenit Eliot Engel, transmeton Koha.net.

"Miku i Kosovës, Kongresmeni Eliot Engel sot na kujtoi edhe njëherë se si regjimi na ndalonte të organizonim zgjedhje të lira e demokratike. Ato kohë, fatmirësisht kanë kaluar. Të dashur bashkëqytetarë, ne sot, si të gjitha vendet demokratike në botë e gëzojmë të drejtën e votës. Bashkëshortja Fatime dhe unë, e shfrytëzuam këtë të drejtë dhe obligim qytetar. Dilni dhe votoni! Me votë, ju e përcaktoni të ardhmen tuaj", ka thënë Latifi.