Vëzhguesit e BE-së e vlerësojnë pozitivisht procesin e deritashëm zgjedhor

Vëzhguesit e BE-së e vlerësojnë pozitivisht procesin e deritashëm zgjedhor

19 nëntor 2017 11:22

Shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle, ka vëzhguar procesin zgjedhor në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, i cili pati vërejtje për mungesë të qasjes së qendrave të votimit për qytetarët me aftësi të kufizuara.

Ai theksoi se procesi zgjedhor deri tash është i mirë, por sipas tij, numri i votuesve është mjaft i vogël deri tash.

“I kemi angazhuar mbi 70 vëzhgues në terren që janë duke i përfshirë të gjitha komunat e Kosovës. Ata vëzhgojnë në secilin aspekt procesit zgjedhor, nuk kanë vërejtur ndonjë pa rregulluesi deri tash. Andaj, ne kemi vëzhguar disa Qendra të Votimit këtu që kemi parë se ka disa problem për qasjen e qytetarëve me aftësi të kufizuar. Ky problem ka qenë gati në të gjitha vendvotimet. Përndryshe, procesi zgjedhor deri tash është i mirë. Dalja në votime deri tash nuk ka qenë shumë e madhe, por shpresojmë që ka me u rrit gjatë ditës”, deklaroi Peterle, shkruan KP.

Ndryshe, Peterle, pasdite do të vëzhgojë procesin zgjedhor edhe në Gjakovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme