Mustafa: Qytetarët të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje

Mustafa: Qytetarët të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje

19 nëntor 2017 11:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar sot në shkollën fillore“Emin Duraku” në Prishtinë.

Pas votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Prishtinës, Mustafa, ditën e sotme e ka vlerësuar si ditë të rëndësishme me ç’rast edhe i ka ftuar qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje duke e përcaktuar fatin e tyre për qeverisje të mirë, shkruan KP.

“Vlerësoj se është një ditë e rëndësishme sot për gjitha komunat të cilat kemi hyrë në raundin e dytë për zgjedhje për kryetar të komunave. Ndaj bindje se gjithë qytetarët do të vendosin për kandidatët më të mirë në mënyrë që ata të qeverisin në çështjet themelore për të cilën qytetarët tanë janë të interesuar. Dhe se të gjithë nesër do të jemi të kënaqur me rezultatet që do t’i arrijmë. Unë uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë. Uroj po ashtu që qytetarët të marrin pjesë në mënyre masive në zgjedhje. Sepse ata e përcaktojnë fatin e zgjidhjes së shumë problemeve të tyre por edhe fatin e qeverisjes së mirë të komunave dhe të Kosovës”, tha Mustafa.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme